Lost Universe
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lost Universe

Mir se erdhet ne Lost universe
 
ForumPortaliGalleryLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Tė dua nėna ime!

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Webmaster
Webmaster
Admin


Numri i postimeve : 263
Join date : 04/08/2008

Tė dua nėna ime! Empty
MesazhTitulli: Tė dua nėna ime!   Tė dua nėna ime! Icon_minitimeWed Aug 06, 2008 3:23 am

Pranvera me aromėn e saj tė kėndshme mbulon hapėsirėn dhe cicėrrima zogjėsh tė japin ndjenjėn se gjithcka mer njė formė tė bukur lindjesh. Nga ballkoni im vėshtroj gjithcka me njė pėrmallim tė vecantė sepse pranvera zgjon nė mua ndjenjat e mallit pėr gjėrat e shtrenjta nė jetėn time. Fytyra me rudha e nėnės time ditėve tė fundit mė ėshtė fiksuar me njė fuqi tė papėrshkrueshme dhe mijėra caste mė lidhen me fytyrėn e njė nėne shqiptare qė kishte njė fat tė mallėngjyeshėm ngaqė babai si aq shumė tė tjerė ishin detyruar qė tė dalin nga shtėpia nė kėrkim tė nje egzistence mė tė mirė. Mar njė foto nė duar dhe thellohem nė shprehjet e fytyrės sė saj dhe shikimi i saj mė kaplon tė tėrin, emocionet pėrshkojnė trupin tim dhe e vėrej se frymėmarja mė bėhet mė e rėndė.
Tė gjesh fjalėt pėr tė pėrshkruar njė nėnė nuk ėshtė aspak e lehtė, por cfarėdo qė tė thuash mund tė tingėllojė bukur sepse ėshtė njė qenie aq e mrekullueshme saqė vetėm mendimi pėr tė ėshtė i mjaftueshėm. Kur e pashė herėn e fundit doli tė mė pėrcjellė si gjithmonė me hapat e saj tė ngadalshėm, hapa qė nė vete mbajnė njė urtėsi shqiptare. Mė shikoi shumė gjatė nė sy dhe pashė se se mezi pėrmbahej, si duket pėrcjelljet e saj ishin tepėruar, ajo gjithmonė kishte mbetur me kokė nga dera pėr ti thėnė dikujt njė lamtumirė, pėrshėndetje ndarjesh qė dhembin shumė. Mė pėrqafoi fort me njė pėrqafim qė mbetet i njėjtė nėpėr vite, nuk ka rėndėsi se cfarė moshe ke, cfarė profesioni. Nuk ka rėndėsi se sa do tė zgjasė njė rrugė, se cfarė klime ka zemra yte, se ke apo nuk ke probleme,ndjehesh mirė apo keq, sepse dashuria e nėnės ėshtė njė dashuri e pėrjetshme, dashuria mė e sinqertė dhe e pastėr qė mund t'a gjesh. Kjo dashuri ėshtė e pastėr sepse je njė qenie e barkut tė saj dhe kjo lidhje magjike ėshtė e pashkėputshme, ajo ėshtė lidhja mė kuptimplote qė mund tė ketė nė kėtė planet. U ndava prej saj edhe njė herė dhe shpirti m'u kėput, nė ato momente nuk vlejnė tė gjitha tė hollat e perendimit, tė gjitha planet pėr njė jetė mė tė mirė, gjithcka ėshtė aq e thatė saqė tė duket se nuk ke fuqi tė ecėsh pėrpara.
Koka e saj mbeti prapa dhe dikur e shihja vetėm si hije nga pjesa e prapme e makinės ku isha ulur dhe nė ditarin tim shkrova kėto fjalė : Nėnė e dashur e di qė jeta tė ka rėnduar qė nė rini dhe ajo ka qenė e padrejtė me ty. E di qė zemra yte ėshtė bėrė njė lum vuajtjesh e pėrcjelljesh, por e lus edhe njė herė zotin qė tė jesh gjallė kur tė kthehem, sepse ti duhesh tė jesh duke pritur tek dera e vjetėr qė fsheh aq shumė mall, ashtu e bukur dhe magjike sic mund tė jetė vetė njė nėnė."
Nėnė e dashur sot kam njė mall tė vecantė pėr ty, kėtu nė gurbet ka momente kur jeta mer njė formė tepėr tė mėrzitshme dhe mjafon njė rresht i njė kėnge qė disponimi tė perėndojė.
Shpeshherė mė duket se tė kam ngelur borxh dhe nuk tė kam shprehur dashurinė time, por dua tė tė them qė ajo ėshtė e thellė sepse nėnat shqiptare e meritojnė kėtė shumėfish, jo ngaqė janė mė tė vecantat e botės por ngaqė hsitoria e tyre ėshtė vecanėrisht e dhimbshme,
por njėkohėsisht edhe kuptimplote sepse tė rrallė janė ata popuj qė kanė nėna kaq tė durueshme qė kanė pėrjetuar aq shumė varfėri, vuajtje dhe nėnēmime. Tė them ty o nėnė ime shqiptare se je mendimi mė i bukur, ti je engjulli im,e di qė nė cdo moment tė jetės sime tė kam pranė, sepse e kam tė qartė qė cdo natė kur tė flesh do tė mendosh se a mė ka zėnė gjumi, se a thua do tė jem pranė teje njė ditė e mė parė . Nėna ime ti je pjesa e mė e bukur e ėndrrave tė mia, ti je pėrshėndetje ime mėngjesore, ti je malli por edhe krenaria ime dhe nė fund pėr ty e them fjalėn e urtė mė tė bukur qė kam dėgjuar nė jetėn time :
"Zoti nuk mund tė jetė kudo, prandaj ka krijuar nėnat"
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://lost-universe-hackin.albanianforum.net
 
Tė dua nėna ime!
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Lost Universe :: Kulturė :: Kulturė dhe Letėrsi-
Kėrce tek: