Spurs pret kundershtarin e finales
Detroit Pistons dhe Kliveland Kavaliers kane pushuar dje per ate riaftesim fizik pas nje sfide mjaft te ashper nje kerkoi dy kohe shtese 24 ore me pare. Dhe tani pergatiten per ndeshjen e gjashte te finales se Konferences se Lindjes sot ne mbremje. Nderkohe 1500 milje me larg, San Antonio Spers kalon diten e dyte te pushimit, duke pritur te njoh emrin e kundershtarit ne finalen e En-Bi-Ej. Ne po presim te shikojme ndeshjet e mbetura ne Konferencen e Lindjes, mjaft rivalizuese dhe pastaj te mendojme se si duhet vepruar ndaj cdo kundershtari, pohoi tekniku I Spers, Popovich. Ndeshja e peste, Pistons-Kavaliers I dha te kuptoje Spers qe te perqendrohet ne nje pike te vecante, LeBron Xhejms qe shenoi 48 pike dhe skuadra e tij udheheq tani 3-2. Ne e dime se si duhet te luajme, pohoi Popovich. Por e rendesishme eshte qe te jemi te perqendruar pavaresisht nga kundershtari. Kavaliers ka nje shans qe te mbyll serine e ndeshjeve sot ne mbremje dhe nese nuk e arrin kete atehere vendos ndeshja e shtate, qe zhvendoset ne Auburn Hill te Detroit. Duke analizuar sfiden e peste te Pistons-Kavaliers, tekniku I Spers, Popovich theksoi: Ishte nje ndeshje e madhe. Nje gare shume rivalizuese dhe ishte e jashtezakonshme te ndiqje LeBron Xhejms per ate qe beri. Tekniku I Spers, I kthen keshtu komplimentin LeBron Xhejms per ate qe lideri I Kavaliers kishte thene 24 ore me pare: Kur shikon San Antonio Spers dhe Detroit Pistons, kjo te nxit qe te synosh. Keto dy skuadra kane bere cdo vit dhe prej shume sezonesh me te miren. Kete rruge duhet te ndjek dhe Kavaliers. San Antonio Spers synon titullin e kater ne En-Bi-Ejt ne nente sezonet e fundit, pasi fitoi ne vitet 1999, 2003, 2005. Dhe ne pritje te finales se madhe do ti rikthehet stervitjes sot. Per Popovich e rendesishme eshte qe te ruhet ritmi I veprimeve nga skuadra. Dhe dy ditet e pushimit ishin te nevojshme, perfundoi tekniku I Spers, Popovich.
__________________________________________________________________________________________________________________________________________
Parker i pari evropian MVP ne NBA
Shifrat 83:82 te fundit per sezonin magjik te En-Bi-Ejt. Fiksohen ne Kuiken Loans Arena te Klivelandit. I takojne San Antonio Spers. Gjithcka e bukur ne basketbollin profesionist amerikan te percjellur nga Telesport, per kete sezon perfundojne ketu kur Tim Dankan me shoke kane ngritur trofene e katert ne nente vjet. Me I miri I kater sukseseve te Spers eshte ai, si gjithnje Dankan. Por ne trofene e fundit, pyetja qe u ngrit ishte: Dankan apo Parker per trofene MVP? Analistet e En-Bi-Ejt, Greg Anthoni, Henri Abot, Kris Brosuard, Xhon Hollinger, Kris Sherindan e kishin te veshtire te ndanin kete cift. Por juria prej 10 vetesh I dha vetem nje vote Dankan ne votimin per MVP. Kishte nje mbremje te keqe Dankan? Numri 21eshte ne vetvete nje fitues, nje ndryshim beres, ndersa admirali Robinson thote: kjo eshte era e Tim Dankan. Pak dite me pare, kur luheshin ndeshjet e plej-ofit, Dankan duke bere shaka pasi kishte mbushur 31 vjec theksonte: Une jam I vjeter e pranoje. Por eshte tre vjet me I ri se sa Shaki ONil kur nje sezon me pare fitoi unazen e katert te kampionit. Te gjithe jane per Dankan. I vetmi basketbollist konstan te Spers. Por numri 21 kur pyetet per vleresimin e Parker si MVP I finaleve thote me thjeshtesi: Toni ishte I paarritshem nuk mund te konkurroja me te. E meritonte trofene. Francezi 25-vjecar behet evropiani I pare qe meriton te qenit MVP. Dhe eshte I lumtur. Deshiron te falenderoj te gjithe, familjen dhe te fejuaren e tij tij, Eva Longoori. Fama e regjisorit Parker, te lindur ne Belgjike ka qene nen hijen e yllit te televizionit. Por tani ai ka fituar shume. Ne sallen e conferences se shtypit, Parker, tre here kampione ne pese vitet e fundit, thote keto fjale: Nuk mund ta harroje vendin tim, origjinen time. Dua te falenderoj te gjithe. Sot arriti nga Londra Henri per te festuar me mua. Eshte dhe familja ime eshte dhe Eva. Kur te kthehem ne San Antonio do te shkoje ne kishe per te falenderuar Zonjen. Parker ka marre bekimin e jurise per trofene e me te mirit te finaleve dhe Dankan e ka uruar megjithe zemer. Por arkitekti I Spers, tekniku Popovich, vlereson Tim Dankan si njeriun qe beri lidhjen e vazhdimesise ne skuader. Luajti ne skuadra te ndrsyhme dhe pershendeti te gjithe ata qe erdhen. Gjeti rrugen per ti ndihmuar dhe integruar ne skuader, pohoi Popovich. Na duhet nje model sportisti dhe ate e gjen te Dankan. En-Bi-Ejt do te na mungoje per disa muaj, por do te rikthehemi perseri ne fund te tetorit.