Perse me kujton,
tek mendja jote jam gjithmone?
Perse, perderisa je shume larg,
deshiron te me kesh prane?
Perse vendose qe te ikje dhe
si nje send te pavlershem me braktise,
e tani kerkon te jemi si me pare.
Gjithmone me thua, te mos ndryshohem,
te jem ai qe isha me pare, po ca kujton
se une jam, nje robot pa ndjenja e pa gjak?
Jam dhe une si gjithe te tjeret, nje njeri
i parendesishem, qe ti e hodhe si nje leter,
si te mos isha i leverdisshem.
Ti as falje s'meriton, se ke bere shume gabime,
por prape pretendon qe une mos te ndryshoj,
si skllavi yt gjithmone do jetoj?
Lamtumire po te them, me mos eja ne kete vend,
sepse sjell rrezik dhe mekat,te lutem me mos me bezdis,
por me le rehat.
Mjaft te durova, ty dhe lojrat e tua, ti je dinake,
dhe njekohesisht shume e zgjuar, i ben veprimet me
paramendim, cdo hap i yti e ka nje synim,
ndersa une qendroj i heshtur, naiv dhe i shkrete,
por tani nuk jam ai qe isha, e ke kuptuar dhe vete.
Nje parandjenje te flet per ndryshimin tim dhe
ti perpiqesh te me lajmerosh, por dije e dashur,
se tani eshte shume vone, jemi shume te vegjel
ne kete bote, pra po te them LAMTUMIRE,
se MIRUPAFSHIM s'te them dot!